Vjedhje me dhune ne bulevardin "Deshmoret e Kombit"
TIRANE - Vjedhje me dhune ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ne Tirane. Dy te rinj kane sulmuar nje person dhe duke e goditur kane mundur qe t'i marrin shumen prej 30 mije lekesh dhe me pas jane larguar. Por fatmiresisht ne afersi te vendit te ngjarjes eshte ndodhur nje patrulle e pergjithshme e Komisariatit numer 2, qe kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te Besjan Demirin 20 vjec, nga Tirana, nderkohe qe bashkepunetori i tij ka mundur te largohet, per te mos u kapur dot. Policia e Tiranes, beri te ditur gjate dites se djeshme se, 20-vjecari Demiri, me origjine nga Tropoja, eshte arrestuar nen akuzen e "vjedhjes me dhune", te kryer ne bashkepunim. Uniformat blu nuk kane bere te ditur emrin e personit qe ra pre e grabitjes, por thane se, ngjarja ka ndodhur ne oret e pasdites, pak pasi kishte rene erresira.
Viktima e grabitjes ka qene duke ecur ne bulevard ne momentin kur eshte sulmuar nga dy te rinjte. Burri, qe sipas policise, ka qene i moshes rreth, 45 vjec, ka kundershtuar sulmin ndaj tij. Por dy te rinjte kane qene me te fuqishem dhe pasi e kane rrezuar ate, i kane marre shumen prej 30 mije lekesh qe kishte me vete dhe jane larguar me vrap. Te ndodhur ne nje vend te frekuentuar, nje polic rrugor ka njoftuar Komisariatin numer 2 dhe nje patrulle ka shkuar ne vendin e ngjarjes. Keta te fundit kane bere te mundur ndalimin e njerit prej autoreve te dyshuar te vjedhjes me dhune, qe eshte 20-vjecari Besian Demiri, ndersa bashkepunetori i tij, ka mundur te largohet me vrap, duke hyre neper rrugica. Por ai eshte identifikuar dhe eshte shpallur ne kerkim.
A. Cena