U përkujtua përvjetori i rënies së Ismet Jasharit –Kumanovës

Malishevë, 26 gusht – është përkujtuar dje 12 vjetori i rënies së ish-komandantit të UçK-së, Ismet Jashari- Kumanova. Themelues të Brigadës 121 dhe bashkëluftëtarë të komandant Kumanovës çmuan lart veprën dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë.
Në Kleçkë të Malishevës u mblodhën dje ish- bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë nga hapësirat shqiptare, për të përkujtuar ish-komandantin e Brigadës 121 të UçK-së, Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorët e tjerë të kësaj brigade, të rënë për lirinë e Kosovës. Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës, Muharrem Xhemajli, tha se Kosova sot kujton lavdinë e luftëtarëve të Brigadës 121 dhe të gjithë dëshmorët e tjerë, që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.
”Lufta e Kleçkës është edhe lavdia e UçK-së”, tha me këtë rast ish-komandanti Rexhep Selimi.
Ndër të parët që organizoi këtë brigadë ishte edhe Fatmir Limaj. Ai tha se kjo ditë për ushtarët e kësaj brigade dhe popullin e kësaj ane, do të thotë kujtim i lavdisë dhe dhimbjes.