E Diel, 1 Nëntor 2026

U promovua monodrama “Teatri i Pejës” e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha

07-04-2012 / Nga Skënder Mulliqi

Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të 27 marsit-Ditës Ndërkombëtare të teatrit, në Pejë u përurua Monografia “Teatri i Pejës”, të autorit, Sejdi Berisha. Në këtë manifestim madhështor, që organizoi Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport të Pejës e nën patronazhin e kryetarit të komunës së Pejës, Dr. Ali Berishës, përveç shumë qytetarëve, dashamirëve të artit skenik dhe të kulturës, por edhe krijuesve të shumtë, mori pjesë edhe Ismet Biner, drejtor i Qendrës Kulturore Turke me seli në Prishtinë dhe personalitete shoqërore. Promovimin e shpalli të hapur, Kryetari i Komunës së Pejës, dr. Ali Berisha, i cili në mes tjerash theksoi se shkrimtari dhe publicisti Sejdi Berisha, opinionit të gjerë i solli edhe një vepër me rëndësi kulturore dhe historiografike, e cila e ka peshën e veçantë jo vetëm për vlerat kulturore të komunës së Pejës por edhe më gjerë. Vepra të tilla i nevojiten shoqërisë dhe kombit për t’i përjetësuar zhvillimet historike dhe kulturore. Ndërsa, përkitazi me aktivitetin kulturor dhe për rëndësinë e monografisë “Teatri i Pejës”, foli edhe drejtoresha e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Pejës, znj. Shpresa Gjonbalaj. Kurse, për historikun e artit skenik, duke u bazuar në këtë vepër të shkrimtarit, Sejdi Berisha, foli recensenti dhe gazetari, Halil Gashi, i cili u përqëndrua në sukseset e shumëta të teatrit të cilat janë dëshmuar përmes dokumenteve dhe fotografive në monografi.
Përkushtim madhor për një pasqyrë historike të artit skenik dhe të vlerave kulturore/Më shumë se dy dekada, S. Berisha me përkushtim i është qasur një projekti të tillë. Për punën sizifiane të këtij projekti më së miri shprehet autori, ku në mes të tjerash thotë: “Kjo “përrallë” për këtë monografi është e kahmotshme dhe se pjesa dërmuese e materialit të cilin e kam pas grumbulluar, ka rrugëtuar dhe ka udhëtuar së bashku me mua, veçmas në kohën e luftës në Kosovë.” Pra, siç shihet, autori jo vetëm që një kohë të gjatë është preokupuar me  një studim, ta quaj antologjik për institucionin kulturor të arteve skenike në Pejë, nga i cili rrodhën emrat më të spikatur të vokacioneve të ndryshme skenike-artistike. Pra, nuk është për t’u çuditur se me aq këmbëngulësi dhe përkushtim të madh i është qasur përpilimit të materialit studimor, i cili me një gjuhë të lehtë, të pastër dhe të rrjedhshme, me metodologji shkencore i zbaton metodat komporative, analitike dhe sintetike. Sejdi Berisha dëshmon për përkushtimin e madh dhe mishërimin që e kishte gjatë dekadave me Teatrin e Pejës, përkatësisht për botim të një monografie gjithëpërfshirëse. Do thënë që nga trajtimi i gjenezës së historikut të teatrit të Pejës, autori jo vetëm që e ka konsultuar materialin por anën tekstuale të kapitujve e ka ilustruar me riprodhime të shumta duke filluar nga posterët e shfaqjeve, fotografive si nga ato të imazheve të periudhave të ndryshme historike, ku Peja ka kaluar e deri të fotot e shfaqjeve dhe portreteve të krijuesve, numri i të cilëve goxha i madh është trajtuar në monografinë e autorit. E tëra e kësaj reflektohet në vlerat ideo estetike të monografisë, shtoi mëtutje H. Muharremi. Gjithashtu, me një theks të veçantë, S. Berisha e bën prezantimin e artistit Istref Begolli, i cili që nga mosha shumë e hershme ka hyrë në botën e artit skenik, andaj është personaliteti më i ndritshëm i skenës shqiptare. Në vitin 2007 teatri i qytetit i cili kishte arritur t’i kryejë të gjitha obligimet ligjore për avancim në teatrin profesionist. Vendoset që emërtimi të jetë Teatri Profesionist “Istref Begolli”.
Padyshim, emri i Profesorit Faruk Begolli është bërë sinonim për artin skenik-aktoresk në Kosovë. Krejt jetën e shkriu në dërrasat e teatrit. Ndërsa, me vënien e dramës “Valsi i kuq” në skenën e Teatrit të Pejës, autorit Sejdi Berisha, fillon të zbatojë një frymë të re në sendërtimin e vlerave moderne në këtë institucion. Mund të themi, për herë të parë, pikërisht me këtë shfaqje, ku padyshim rol parësor ka luajtur edhe regjisori Halil Gashi, ndërsa mesazhin e dramës e ngrit Selami Taraku, kontribut tjetër për këtë pjesë kanë dhënë edhe aktorët: Shaip Grabovci, Ilijaz Nushi, Nuradin Sadiku, Adnan Limani, Shefqet Zogaj, Ferdije Shabi e Osman Kollçaku, skenografi Nuradin Loxha dhe kompozitori Akil Koci.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›