E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Do vesh në burg ore”, çifti nga Saranda fotografuan votën për 50 mijë lekë: Spiro na i premtoi, do i blija ndonjë gjë kalamajve

VIDEO/ “Do vesh në burg ore”, çifti nga Saranda

Lulëzim Tarllamishi ra në prangat e policisë së Sarandës mesditën e sotme, pasi së bashku me bashkëshorten e tij fotografuan fletën e votimit.

Në një video të publikuar nga “SarandaWeb”, ky shtetas dëgjohet teksa thotë se një person me emrin “Spiro” i ka kërkuar të votojnë dhe më pas të fotografojnë votën kundrejt një shume prej 50 mijë lekësh të vjetra.

Më pas bashkëshortja e tij tregon se Spiro i kishte premtuar 50 mijë lekë të vjetra çiftit të bashkëshorteve, mirëpo do i merrnin pasi t’i dërgonin fletën e votimit për të vërtetuar votën e tyre.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Tarllamishi: Po çke tani? 

Denoncuesi: Kush do të jepte lekë, do kesh probleme më thuaj, kush do të jepte lekë? Do vehs në burg ore

Lulzim Tarllamishi: Po le të vete.

Denoncuesi: Kush do të jepte lekë?

Burri: Spiro, do të më jepte 50 mijë lekë

Denoncuesi: Nga 50 mijë e shisni hë?

Lulzim Tarllamishi: Po do blija ndonjë gjë për kalamajtë

Gruaja: Me gjith Spiron do të fut në burg

Denoncuesi: Sa lekë të ka dhënë  Spiro

Gruaja: Nuk më ka dhënë asnjë lekë

Lulzim Tarllamishi:  E bëmë kot për qejf foton, le të vete në burg.

Gruaja: 50 mijë lekë për dy veta, por nuk na ka dhënë akoma lekë

Denoncuesi: Po kur do ja u jepte apo pasi ti dërgonit foton

Lulzim Tarllamishi: Eeeee pasi t’ja dërgonim, nuk e di

LEXO EDHE: Fotografuan fletën e votimit, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë, procedohet bashkëshortja (EMRI)

https://www.youtube.com/watch?v=rimV8A05UR0

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›