E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE Meta Kaluam proven me shume pune per levizjen e mallrave

/ /

Perafrimi i legjislacionit shqiptar me ate te BE-se ne disa sektore si dhe ngritja e institucioneve te nevojshme per mbikeqyrjen e tregut duket se do te jene edhe orientimet e punes se Ministrise se Ekonomise per vitin ne vijim. Kreu i kesaj ministrie Ilir Meta gjate nje takimi me drejtuesit me te larte te institucionit qe ai drejton por edhe drejtorive ne vartesi u ndal ne disa nga pikat e rendesishme te Progres Raportit te KE-sw. Sipas Metes Progres Raporti eshte dokumenti me analitik mbi te cilin duhet te ngrihet puna e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ne total ai i beri nje permbledhje disa prej kapitujve me te rendesishem ku perfshihet Ministria e Ekonomise sic eshte levizja e lire e mallrave. Edhe pse Shqiperia ia ka dale te adaptoje 92 per qind te standardeve evropiane sa i perket sigurise se pergjithshmne te produkteve ka ende pune. Mbetet ende shume per te bere per plotesimin e shume detyrimeve te tjera te rendesishme te vendit tone per levizjen e lire te mallrave cka ben te nevojshme transpozimin e direktivave te tjera te ngritjes se institucioneve te mbikeqyrjes se tregut dhe te harmonizimit te metejshem te gjithe legjislacionit tone dhe kuadrit rregullator ne ate Europian - u shpreh Meta. Nderkohe qe sipas tij nje vemendje e vecante duhet ti kushtohet edhe sektorit te energjise ku eshte punuar per legjislacionin por ne nje spekter me te gjere perqendrimi duhet te jete tek nje strategji kombetare. Komisioni Europian veren dhe e cileson si shume pozitiv kete progres por eshte e nevojshme te mbaroje perditesimi i Strategjise Kombetare te Energjise te miratohet sa me pare dhe paketa e Plote me Ligjet per Sektorin Elektrik Ligjin per Energjine e Rinovueshme dhe Ligjin per Eficencen e Energjise. Gjithashtu duhet te plotesohet me kuader nenligjor legjislacioni i plote per Hidrokarburet tha ministri. Te tjera fusha ku duhet te punohet sipas Metes jane mbrojta e konsumatorit ndermarrja e politikave specifike ne nxitje te aksesit te SME-ve ne finance apo forcimi i kapaciteteve institucionale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›