U vra në Athinë, varroset në Fan 24-vjeçari
MIRDITE – Mbërrin në vendlindje trupi i 24-vjeçarit të vrarë në Athinë pak ditë më parë, Fluturim Lala.
Ai është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Domgjon të Komunës së Fanit në Mirditë, pas 4 vitesh nga emigrimi në Greqi, ku ende nuk kishte mundur të siguronte lejen e rregullt të qëndrimit. I gjithë fshati ka qenë mbledhur në banesën e tij, ku prej momentit që u mësua emri i Fluturimit ka pllakosur zija. Familjarët e tij thonë se i vetmi faj i djalit të tyre është se ndodhej gabim në një vend ku do të kryhej masakra. Sipas tyre, Fluturimi nuk ishte përfshirë asnjëherë në veprime të jashtëligjshme, por ai priste me ankth pajisjen me dokumente të rregullta. Bashkëfshatarët e tij, emigrantë në Athinë tregojnë se 24-vjeçari punonte për llogari të një shtetasi grek në sektorin e ndërtimit. Çdo muaj ai shkonte në lokalin e grekut për të marrë rrogën që i takonte dhe pikërisht këtë ka bërë edhe tre ditë më parë. Por sapo ai ka tërhequr rrogën e tij dhe është nisur për të dalë nga lokali, një breshëri plumbash i ka marrë jetën. Ai ishte një prej 3 djemve të Nikoll Lalës nga Fani, por kishte zgjedhur rrugën e emigrimit për të siguruar të ardhura për familjen e tij. r.n