Ballsh, lista e reformës kthehet në drejtori
BALLSH – Emrat e janë afishuar si të prekur nga reforma në uzinën e përpunimit të thellë të naftës në qytetin e Ballshit do të rishikohen.
Ka qenë ky vendimi i marrë nga drejtoria e përgjithshme e kompanisë pas protestave të dy ditëve të shkuara të punonjësve të uzinës. Bëhet e ditur se pas deklaratave të fundit të punonjësve dhe ngritjes së përfaqësisë së protestuesve drejtoria e përgjithshme e ndërmarrjes ka rimarrë edhe një herë në shqyrtim emrat e punonjësve të afishuar në listat e gjithë të prekurve nga reforma. “Këmbëngulja është me vend. Mesa kemi mësuar është kthyer për rishqyrtim lista e gjithë të prekurve nga kjo reforme. Gjithçka erdhi pasi ngritëm zërin, nëse do të heshtnim përpara një padrejtësie të tillë do të na shkelnin me këmbë”, ka pohuar për “Panorama”-n njëri nga 302 punonjësit. Dje situata në mjediset e uzinës së përpunimit të thellë të naftës paraqitej e qetë. Kthimi i listës së të prekurve nga reforma është arritur gjatë dy ditëve protesta nga ana e punonjësve të uzinës. m.r