“U zumë në festë se takoi një mikeshë. Në shtëpi vrau veten”
11/01/2012 Dëshmia e të fejuarës së shqiptarit që nguli thikën në zemrën e tij. Ngjarja e plotë
ITALI- E dashura ishte aty dhe nuk mori vesh asgjë. Nuk e vuri re që Danieli i saj kishte ngulur thikën e kuzhinës në gjoksin e tij. Vetëvrasja e heshtur e shqiptarit 21 vjeç po trajtohet në vijimësi nga mediet italiane, ndërsa rasti po shkon drejt mbylljes. E fejuara e tij, studentja italiane 18-vjeçare po përjashtohet nga hetimet, ndërsa së fundmi ka dhënë dëshminë e saj se si kishin rrjedhur ngjarjet deri te momenti kur Danieli nguli thikën në zemrën e tij. Gjithçka kishte ndodhur natën e së shtunës rreth orës 03:00, në shtëpinë e Daniel Feimit në Alba Canale (Cuneo), ku i riu jetonte me prindërit e tij, një vëlla dhe një motër. Në shtëpi ishin të gjithë, përveç vëllait. Megjithatë, askush nuk ka parë asgjë. Por, për policinë dhe prokuroren e Alba Cuneos, Donatella Masia, ka dyshime se ngjarja duket se është me të vërtetë një vetëvrasje “e heshtur”. Sipas një rindërtimi të parë të fakteve rezulton se të shtunën në mbrëmje, Danieli dhe e dashura e tij shkuan në një party dhe aty ishin grindur. Sherri kishte nisur sepse Daniel takoi një mikeshë dhe kjo gjë e ka zemëruar të dashurën e tij. Ajo e kishte kërcënuar se do ta linte dhe më pas i kërkoi që të shkonin në shtëpi. Vajza tregon se “Danieli më kishte thënë disa herë që nëse do ta lija ai do vriste veten”. Nëna e Danielit që ishte zgjuar në atë orë të vonë, pasi dëgjoi disa zhurma hyri në dhomën e të birit dhe e gjeti studenten në dysheme, duke qarë. Ndërsa i ishte dukur se Danieli po flinte në krevat. Kur iu afrua pa thikën e ngulur në zemër. Duket e pamundur, por ekspertët mendojnë se kjo është e vërteta. Ndërsa për motivin e kësaj vetëvrasjeje duket se ka ndikuar pasioni në lidhjen dashurore, e kombinuar me pak alkool nga festa dhe ndoshta një test ekstrem i dashurisë, mbase një akt guximi, shumë dëshpërim dhe një lamtumirë.