E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali arrogant me Neymarin

Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro ka kritikuar sjelljen e Real Madridit në përpjekjet e tyre për transferimin e sulmuesit Neymar.

Gjiganti spanjoll u mundua të josh Neymarin në Santiago Bernabeu gjatë verës e më pas konfirmoi dëshirën për blerjen e tij në janar 2012. Megjithatë, 19 vjeçari vazhdoi kontratën e tij me Santosin duke premtuar se do të mbetet deri pas Kampionatit botëror 2014. Ndërsa, Ribeiro ka shprehur keqardhjen e tij për qëndrimin e Realit.

“Sjellja e bordit të Real Madridit ishte e keqe dhe arrogante”, tha Ribeiro për O Estado de Sao Paulo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›