E Shtunë, 31 Tetor 2026

UBT promovoi revistën “Alumni”

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 16:25

Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), promovoi revistën “Alumni”.

Revista “Alumni” është numri i parë që promovohet në Universitetin për Biznes dhe Teknologji(UBT), si dhe në Kosovë.

Ideja për botimin e një reviste të tillë ka për qëllim paraqitjen e studenteve që kanë diplomuar në UBT të dhënat për ta, fushën në të cilën kanë studiuar, përvojat nga studimet, vendet e punës ku punojnë tani, përparësitë që ju kanë sjellë studimet dhe praktika në UBT, zbatimin në praktikë në vendet e punës të mësimeve që kanë marrë sa kanë qenë studentë.

Promovimi u bë në hollin e objektit të UBT-së, me ç’rast përveç stafit akademik dhe administrativ dhe aluminit të UBT-së morën pjesë edhe mediet dhe përfaqësues të Qeverisë së republikës së Kosovës..

Për revistën, foli Presidenti i UBT. Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili ndër të tjera tha “UBT-ja krenohet me alumnin e tij, suksesi i juaj është mburrja jonë dhe vlera më madhe që UBT-ja ka është alumni i tij”.

Revista të tilla kemi vetëm nëpër universitete dhe kolegjet ma te forta në botën e zhvilluar.

Në fund u shtrua edhe një koktej rasti.

Revista u finalizua duke mbajtur bashkëpunim të përhershëm me përfaqësuesit e alumnit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›