E Shtunë, 31 Tetor 2026

UDHEZIM PER NJË SHTESË NË UDHËZIMIN NR. 1, DATË 13.6.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR STRUKTURËN E RENDITJES SË PUNËVE NË SHËRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINË PËRKATËSE DHE PËRSHKRIMIN PËRGJITHËSUES TË ROLIT TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË KËTË SHËR

U DH ë Z I M

PëR

NJë SHTESë Në UDHëZIMIN NR. 1, DATë 13.6.2000, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR STRUKTURëN E RENDITJES Së PUNëVE Në SHëRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINë PëRKATëSE DHE PëRSHKRIMIN PëRGJITHëSUES Të ROLIT Të SEKRETARIT Të PëRGJITHSHëM Në KëTë SHëRBIM”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në fund të aneksit nr. 2, të udhëzimit nr. 1, datë 13.6.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Nëpunësit civilë të cilët kanë një Diplomë të Nivelit të Parë (DNP) në degët Inxhinieri Elektronike ose Informatikë, të emëruar deri në datën 1 prill 2010, sipas procedurave të legjislacionit të shërbimit civil, në pozicione që lidhen me informatizimin e administratës publike e që u përkasin shkallëve 12, 13, 14, 16 dhe 18, dhe që aktualisht vazhdojnë programet e studimeve të ciklit “Master i Nivelit të Parë” ose programet e studimeve të ciklit të dytë, të vazhdojnë të punojnë në pozicionet ku janë të emëruar, me kushtin që, deri jo më shumë se dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, të pajisen me një diplomë Master i Nivelit të Parë (MNP), ose Diplomë të Nivelit të Dytë (DND).”.

2. Ngarkohen ministritë e linjës dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim, hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›