E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER RRITJEN E PENSIONEVE SUPLEMENTARE TË USHTARAKËVE, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE TË TRAJTIMEVE TË VEÇANTA FINANCIARE

V E N D I M

PëR

RRITJEN E PENSIONEVE SUPLEMENTARE Të USHTARAKëVE, Të PUNONJëSVE Të POLICISë Së SHTETIT DHE Të TRAJTIMEVE Të VEçANTA FINANCIARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10 142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension”, të ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, dhe të ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D OS I:

1. Rritjen, në masën 4 për qind, të:

a) pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, të pensioneve suplementare të pleqërisë, të pensioneve suplementare të invaliditetit, të pensioneve suplementare të invaliditetit të ushtarakëve që, për shkak të detyrës, bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, të pensioneve suplementare familjare, të pensioneve suplementare familjare të ushtarakëve, që kanë humbur jetën për shkak të detyrës, të caktuara me ligjin nr.8087, datë 13.3.1996, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”, dhe ligjin nr.8661, datë 18.9.2000, “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, të ndryshuar me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”;

b) trajtimit të veçantë financiar të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara me ligjin nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar;

c) trajtimit të veçantë financiar të pilotëve fluturues sipas ligjit nr. 9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”;

ç) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të forcave detare, në pension”;

d) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të caktuara sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar;

dh) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;

e) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr.10 139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë.”.

2. Rritjen, në masën 4 për qind, do ta marrin edhe të gjitha përfitimet e përcaktuara në pikën 1, kur caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por me datë fillimi të të drejtës deri më 30.6.2010, përfshirë edhe këtë datë.

3. Efektet financiare, për vitin 2010, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të llogariten në shumën 98 420 mijë lekë dhe të përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit të vitit 2010, për rritjen e pensioneve.

4. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2010.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›