VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË NË UNIVERSITETIN “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT Të CIKLIT Të PARë Në UNIVERSITETIN “EQREM çABEJ”, GJIROKASTëR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Eqrem çabej”, Gjirokastër, të programeve të studimit të ciklit të parë:
a) “Fizikë dhe Teknologji Informacioni ”;
b) “Teknologji Informacioni”.
2. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet “Diplomë e Nivelit të Parë”, ( DNP ), në:
a) “Fizikë dhe Teknologji Informacioni ”;
b) “Teknologji Informacioni”.
3. Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike.
4. Programet e studimit të ciklit të parë të fillojnë veprimtarinë në vitin
akademik 2010 – 2011.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit “Eqrem çabej”, Gjirokastër, pa efekte buxhetore shtesë.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Eqrem
çabej”, Gjirokastër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/06/2010