E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË PARË, “teknologji informacioni”, NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË

V E N D I M

PëR

HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të CIKLIT Të PARë, “teknologji informacioni”, Në UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORçë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, të programit të studimeve

të ciklit të parë “Teknologji informacioni”.

2. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet “Diplomë e Nivelit të Parë”, (DNP), në “Teknologji informacioni”.

3. Programi i studimeve të ciklit të parë realizohet me 180 kredite, ECTS,

dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 (tri) vite akademike.

4. Programi studimeve “Teknologji informacioni” të fillojë veprimtarinë e vet

në vitin akademik 2010 – 2011.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, pa efekte buxhetore shtesë.

6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›