Boksierët kosovarë ftohen në Podgoricë
Nga Express më 17 mars 2011 në ora 16:49
Federata e Boksit e Malit të Zi i ka ftuar pesë boksierë kosovarë për pjesëmarrje në turneun tradicional ndërkombëtar ‘Trofeu i Podgoricës’, i cili mbahet më 27 mars në kryeqytetin malazez.
Ndërkohë, Federata e Boksit e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media i ka bërë të ditur emrat e boksierëve që do t’i mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës në këtë turne.
Ata janë: Burim Hasani (64 kg.), Burhan Zeneli (75 kg.), Arbër Elezaj (91 kg.), Besart Xhafa (69 kg.), Armend Xhoxhaj (81 kg.), Fisnik Muharremi (91 kg.) dhe Gentian Berisha (52 kg.). Trajner do të jetë Mehmet Haxhani.
Po ashtu është ftuar edhe gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli.
Kosovarët për këtë turne janë duke u përgatitur në Brezovicë.