E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA gjobit Rumaninë, tifozët tallën Bosnjen

UEFA gjobit Federatën e Futbollit të Rumanisë me 15 mijë euro, pasi tifozët rumunë kanë tallur tifozët e Bosnjes dhe Hercegovinës me një sllogan në mbështetje të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Incidenti ka ndodhur gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian të 2012-ës.

Tifozët e Rumanisë, gjatë lojës së 3 qershorit në Bukuresht, shpalosën një pankartë ku shkruhej “Lirojeni Mlladiçin”.

Më herët, po atë ditë, Mlladiç ishte paraqitur para gjykatës për krime lufte në Hagë për herë të parë. Rregullat e UEFA-s ndalojnë manifestimet politike në kuadër të lojërave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›