E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, hetim tre ndeshje në Ligën e Kampionëve

Hetimi është përqendruar veçanërisht në skuadra të Europës Lindore. Përgjegjësi i hetimit nga UEFA, Karl Dont, kohë më parë paralajmëroi se në nëntor do të bëhet publik sistemi më i madh i korrupsionit të të gjitha kohërave.

Në kuadër të këtij operacioni, policia gjermane ka arrestuar një organizatë kriminale ndërkombëtare, e cila vepronte duke organizuar baste të paligjshme. Janë gjithsej 17 persona të vënë në pranga, 15 prej të cilëve në Gjermani dhe dy në Zvicër.

Gjithsej janë hetuar 200 ndeshje, tre prej të cila në Ligën e Kampionëve dhe disa të tjera në Ligën e Europës. Në qendër të hetimeve janë vënë ekipe nga Austria, Bosnja, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Turqia. Po ashtu edhe nga kategoritë inferiore nga Gjermania, Zvicra dhe Belgjika.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›