E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo: Telefonova Trapatonin pas Francë-Irlandë

“I telefonova Trapatonit pas takimit, sepse është miku im dhe në këtë moment të vështirë doja t’i thoja diçka. I thashë 3-4 fjalë, por se çfarë nuk e them”, u shpreh Mourinjo në konferencën për shtyp, në lidhje me ndeshjen e shumëpërfolur midis Francës dhe Irlandës, që solli kualifikimin e transalpinëve në Botëror.

Më pas portugezi rikthehet edhe tek çështja Baloteli: “Psikologu më mirë sportiv jam unë, jam më i zoti. Tjetër gjë është teoria e tjetër praktika dhe psikologët më të mirë sportivë janë trajnerët. Për mua nuk është ndonjë dramë e madhe që Baloteli është milanist, sepse di që Inzagi ka lindur si interist, megjithatë ka shënuar 300 gola dhe mbron ngjyrat kuqezi si pak të tjerë”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›