Aleanca për Qytetarin fiton nënkryetarin e Qarkut në Berat
Në mbledhjen e zhvilluar sot kandidati i Aleancës për Qytetarin për postin e Nënkryetarit të Qarkut, Astrit Qafa mori shumicën e votave, përballë kandidatit të koalicionit, “Aleanca për të Ardhmen”, Hymer Hoxha. Zgjedhjet e zhvilluara sot konfirmuan avantazhin e mazhorancës duke treguar se mazhoranca është tepër funksionale dhe solide. Të zgjedhurit e mazhorancës arritën të ruajnë shumicën edhe në Kryesinë e Qarkut.
Nga rezultati i procesit të votimit, mazhoranca rezultoi më nëntë anëtar. Zgjedhjet e zhvilluara për postin e nënkryetarit të Këshillit të Qarkut kanë konfirmuar dhe zgjedhjet e zhvilluara dy javë më parë për kreun e këtij institucioni. Në datën 21 shtator, kandidati i mazhorancës, Petrit Sinaj mori shumicën e votave duke u zgjedhur në krye të këtij institucioni.