E Diel, 1 Nëntor 2026

Numri i të moshuarve do ta kalojë atë të fëmijëve të vegjël

Zyra amerikane e Censusit
raportoi ndryshime në popullsinë
botërore që mund
të sjellin ndryshime social-ekonomike
në të gjithë botën. Bota
është në prag të arritjes së një
pikete të madhe me rëndësi të
jashtëzakonshme. Kështu pritet
që popullsia e planetit mbi 65
vjeç të kalojë numrin e fëmijëve
nën 5 vjeç. Një raport i ri i zyrës së
Censusit nënvizon një ndryshim
të madh ndaj moshave të avancuara
që kanë pasoja të mëdha
si për vendet e pasura ashtu edhe
për ato të varfra. Transformimi
mbart një sfidë të madhe për
familjet dhe politikëbërësit, sfida
të tilla si kujdesi për të moshuarit
që jetojnë të vetmuar, si dhe pagesa
ndaj këtyre pensionistëve
që pritet që në vitin 2040 numri
i tyre të ketë shkuar në 1 miliard.
Raporti: Një botë e plakur", e
vitit 2008 tregon se brenda 10
vitesh pleqtë do t‘ia kalojnë nga
numri fëmijëve për herë të parë.
Ai parashikon se gjatë 30 viteve
të ardhshme numri i personave
mbi 65 vjeç pritet të dyfishohet
pra nga 506 milionë në vitin 2008
në 1.3 milionë. Qeveritë e botës
paralajmërohen që të merren
me hartimin e strategjive të reja
dhe ndryshimsjellëse që mund
të ndikojnë në përmirësimin ose
përballimin e kësaj situate shumë
të vështirë. Kontinenti më "gri"
nga të gjithë është Evropa me
23 vende me shumicë njerëzish
të moshuar në 25 që janë në të
gjithë botën. Në vitin 2040 një
europian në 4 do të jetë mbi 65
vjeç dhe një në 7 mbi 75 vjeç. Për
sa i takon jetëgjatësisë në vendet
e varfra dhe ato të pasura, ndryshimi
është i madh. Në vendet
e pasura, një person jeton rreth
14 vjet më shumë se në vendet
e varfra, sigurisht falë kushteve
shumë të ndryshme të jetesës.
Rekordin më negativ e ka Zimbabveja
që ka edhe vdekshmërinë
më të lartë, por edhe moshën më
të re të vdekshmërisë, e cila është
40 vjeç. Një nga shkaqet e kësaj
jetëgjatësie shumë të shkurtër
është sëmundja e sidës. Një pjesë
tjetër e rëndësishme e raportit
është që vala e plakjes së popullsisë
që është cilësuar vetëm një
fenomen që prek vendet e pasura
ka përfshirë edhe vendet e varfra.
Në vitin 2040, bota e varfër do të
ketë 1 miliard persona mbi 65
vjeç. Gratë jetojnë më shumë
se burrat me rreth 7 vjet dhe kjo
ka bërë që shumë gra të jetojnë
vetëm. Rreth gjysma e grave
65-vjeçare në vendet e zhvilluara
jetojnë vetëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›