E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani-Besa, një sfidë vlerash dhe tradite

Duhej të ishte supersfida e kategorisë së parë, por ndeshjet e verdhebluve tashmë kanë dalë në plan të dytë, edhe kur luajnë me kavajasit

Elbasani-Besa duhej të ishte kryendeshja e kësaj jave në kategorinë e parë, por verdheblutë janë jashtë objektivi dhe kavajasit nuk kanë më shanse për ngjitjen direkte në superligë, kështu që vëmendja është në sfida të tjera, siç është ajo në Lezhë mes Besëlidhjes dhe Kukësit. Megjithatë, 90-minutëshi që do të zhvillohet nesër në stadiumin Ruzhdi Bizhuta pritet të jetë interesant dhe Elbasani po ia bën si duhet hyzmetin ashtu si duhet.

Janë dy skuadrat me më shumë traditë në kategorinë e parë dhe pritet të tregojnë vlerat e tyre më të mira për të kënaqur tifozët që do të jenë të pranishë, duke prodhuar futboll të vërtetë. Verdheblutë janë të motivuar për ta mposhtur Besën për vetë faktin se kërkojnë ta mbyllin me nder këtë sezon negative për ta.

Nga ana tjetër, ekipi kavajas pritet që të japë maksimumin në këtë ndeshje, pasi është një sfidë midis dy emrash të mëdhenj. Trajneri Ilirian File pritet të aktivizojë në këtë ndeshje formacionin më të mirë, që vërteton se Elbasani luan vetëm për fitore, që do të do të kishte vetëm vlera morale.Trajneri File, për hir të së vërtetës, ka bërë një punë të madhe me grupin e lojtarëve, nëse kemi parasysh edhe vështirësitë që ka pasur skuadra verdheblu gjatë këtij sezoni.

Tani drejtuesit e Elbasanit po shohin më shumë nga sezoni i ardhshëm, ndërsa ndeshje që kanë mbetur vlejnë vetëm për të afirmuar lojtarët e rinj që skuadra ka në përbërje, me qëllimin që ata të kenë përvojën e duhur për të përballuar sezonin e ardhshëm. Ndryshe nga dy ndeshjet e tjera që kanë mbetur, kjo e nesërmja me Besën ka më shumë interes për vetë faktin se kundërshtari është emër i madh dhe duhet vlerësuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›