E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peja sfidon Trepçën

Kryendeshja e xhiros së 16’të në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Mitrovicasit synojnë fitore, edhe pse janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë lehtë. Ndërsa pejanët objektiv kryesor kanë fitoren. Nga Moral Pozhegu më 26 shkurt 2011 në ora 12:00

Prishtinë, 25 shkurt — Xhiroja e 16’të e BKT Superligës në basketboll do të sjellë derbin ndërmjet Trepçës dhe Pejës, i cili do të zhvillohet të dielën në palestrën e sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë nga ora 18:00.

Njëri nga basketbollistët më të mirë të Trepçës, Gazmend Asllani thotë se ekipi në këtë ndeshje do të hyjë për fitore, edhe pse është i vetëdijshëm që përballë do ta ketë një skuadër të fortë.

“Jemi të përgatitur mirë për këtë ndeshje. Ne do ta japim maksimumin dhe do të mundohemi që të tregojmë lojë të mirë e normalisht edhe të shënojmë fitore. Por, Peja i ka disa lojtarë me përvojë dhe kanë përparësi në qendër ku luajnë dy lojtarë cilësorë si Grapci e Kuraja”, u shpreh Asllani për Express.

Në anën tjetër basketbollisti i Pejës, Vigan Radoni është optimist se skuadra e tij do të arrijë fitore përballë Trepçës.

“Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë lojë. Kjo do të jetë një ndeshje interesante pasi përballë do ta kemi Trepçën, e cila ka një traditë. Ne shkojmë për fitore dhe besoj se me një lojë kolektive do të arrijmë deri te fitoja”, thotë Radoni.

Ekipin mitrovicas në këtë përballje do ta drejtojë trajneri maqedonas Pance Milveski, i cili edhe në sezonin e kaluar e kishte drejtuar këtë skuadër.

Peja renditet e treta me 26 pikë të tubuara, derisa Trepça gjendet një pozitë më poshtë me pesë pikë më pak.

Lideri i Superligës të shtunën do të jetë mysafir i Mitrovicës, derisa pa mund të madh pritet ta arrijë fitoren e radhës. Ndërsa përcjellësi i bardhekaltërve, Bambi, do ta ketë pak më të vështirë pasi do të jetë mysafir i Kosovë së Vushtrrisë.

Superliga – Xhiroja e 16’të
E shtunë
Mitrovica - S.Prishtina 13:00
K.Eurosport – Bashkimi 20:00
E diel
Kosova – Bambi19:00
Trepça – Peja18:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›