UEFA vendos: Kombëtarja do të luajë në Qemal Stafa
Të paktën dy ndeshjet e radhës së kuqezinjve, miqësorja me Moldavinë dhe eliminatorja me Qipron, do të luhen në stadiumin Qemal Stafa
Më në fund është vendosur. Shqipëria të paktën të dy ndeshjet e radhës, në 16 gusht kundër Moldavisë dhe 6 shtator kundër Qipros në të parën eliminatore për botërorin 2014 do ri luajë në Tiranë. Pasi ka investiguar stadiumet e Durrësit dhe Korçës përfaqësuesi i FIFA-s dhe UEFA-s, Zhan Fransua Kruke, nuk ka dhënë asnjë koment, por thjesht ka rrudhur buzët.
Majat nga thembrat dhe është rikthyer në Tiranë. Të dy stadiumet jo vetëm që nuk vlejnë, por nuk plotësojnë thuajse asnjë kusht për zhvillimin e ndeshjeve eliminatore. Shumë shpejt në Tiranë dhe direkt takim me kryebashkiakun e Tiranës, Lulëzim Basha. Një takim i programuar më parë, i zgjatur vetëm 30 minuta, por që duket se ka pasur impaktin e duhur.
Më parë zoti ka qenë në një takim me drejtuesit e stadiumit Qemal Stafa, ka përë të gjitha mundësitë dhe si ai mësuesi i mirë dhe buonsens ka shprehur një alternativë. OK luani këtu, por të paktën mos zini pjesën anësore. Dhe nga e thëna në të bërë, e për herë të parë skuadrat kundërshtare do hyjnë në stadium nga ana anësore ajo që është nga kodrat e Liqenit.
Nga ana e Bashkisë, të gjithë janë mjaftuar me një njoftim të thjeshtë. Parkingu do behët. OK e më pas të lumtura palët kanë shtrënguar duart duke deklaruar Jemi shumë të gëzuar që edhe punimet e parkingut nuk do ndalohen edhe ndeshjet do të luhen në stadiumin Qemal Stafa.
Në një takim me përfaqësuesin e UEFA-s, përfaqësuesin e policisë së shtetit dhe presidentit të federatës së futbollit është caktuar se stadiumi që mund të jetë i gatshëm për Shqipërinë në ndeshjet ndërkombëtare është Qemal Stafa. Më shumë se kaq vështirë se do mund të thuhet. Pas saj vjen edhe njoftimi nga federata e futbollit. Nëpërmjet presidentit të saj Armand Duka organizmi më i lartë i futbollit në vend ka deklaruar.
E ritheksoj edhe një herë se takimi dhe marrëdhënia me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës ishte shumë bashkëpunuese dhe shumë frytdhënëse. Ne ishim bashkë, për të gjetur një zgjidhje edhe për arsye të handikapit të parkingut që po ndërtohet në hyrje të stadiumit Qemal Stafa. Bashkë me komisionarin UEFA-s dhe FIFA-s, Zhan Fransua Kreke kemi parë disa zgjidhje të mundshme, sidomos për parkingun që do bëhet pas portave.
Kryetari i Bashkisë besoj se do shqyrtojë edhe të gjitha propozimet tona dhe variantet e mundshme dhe pa diskutim që njëri prej tyre do realizohet. E të lodhur për të dëgjuar fjalinë magjike se ku do luhen ndeshjet, Duka ka bërë lëvizjen e radhës. Planet e FSHF-së në ardhmen janë të gjitha në investimet e duhura për të rindërtuar stadiumin Qemal Stafa, natyrisht për ta bërë atë shtëpi sa më moderne.
Megjithatë atë që Duka nuk e thotë, atë që Basha e premton, por më saktë ajo është vendosur qëndron në faktin. Ndeshjet do vazhdojnë të luhen në Qemal Stafa. Edhe një herë FIFA ka bërë një sy qorr edhe një vesh shurdh, organizmi më i lartë i futbollit në Evropë ka bërë sikur nuk ka parë dhe i ka dhënë edhe një herë mundësi Shqipërisë të luajë në fushën e vet.
Pa vlerë, madje me shumë humor të hidhur brenda fjalët e presidentit të federatës në fund. Drejtuesit kanë inspektuar stadiumet e Durrësit dhe Korçës, nesër do shohin edhe Shkodrën e më pas do vendosin. Ironi e plotë, asnjë prej tyre nuk plotëson as më minimumin e mundshëm për të zhvilluar një ndeshje eliminatore për botërorin Brazil 2014.
