Si u zhvillua “Revolucioni emancipues”, në Shkodrën martire
Autori i Lajmit: red.
Anë e kënd qytetit kishte vetëm kujtime të pashlyeshme mjerimi, vuajtjesh e vrasjesh në breznitë shkodrane. Vetëm në një lagjje të vogël stë Shkodrës me rreth 4000 banorë numëron: 29 vetë të pushkatuem, 97 vetë të burgosun, ma shumë se 49 vetë të interrnuem, të gjithë për motive politike. Po në gjithë qytetin e salvuem të Shkodrës? Shifrat për ne janë tronditëse, ndërsa për botën e qytetnueme janë të pabesueshme. E, pra, mbi të gjitha këto vorreza që mendohen rreth 45000 vetë, të pushkatuem e të vdekun ndër burgje, kampe e internime, asht ndërtue ai që u thirr “socializëm”
Për çudi, njerëzit ato ditë nuk i ndiqte as hija e vet. Gjatë ditës, drita ishte si e marrun mbasi i mungonin vezullimet e rrezeve të diellit. Qyteti dukej në pragun e një eklipsi, me pamje të zymtë e të trishtueshme. Në rrugët e lagështituna kishte pak lëvizje. Ndër rrugica as fëmijët nuk lonin si gjithmonë me topat e vegjël prej leckash. Diçka pritej... Ndonjë kalimtar i mbërthyem deri në fyt strukej nën pallton ose gazhupin e vet.
Në kryet e krrusun ka ngjeshë një kasketë që kushedi ku e ka gjetë në ndonjë skutë të musandrës dhe ecë pa shikue e përshëndetë njeri, veç tue mendue si të gjithë të tjerët: “Ishalla, me mue nuk kanë punë!...”.
Të gjithë ndrrojnë hapat si me komandë 1-2, 1-2 ... të vogjël e të shpejt si kinezët, por me shumë kujdes që të mos u ngatërrohen mangjetat e shkyeme të pantallonave, që njerëzit veshin për mos me ra në sy për “modën”. Në rrugët kryesore me shtëpi të jargituna nga rrëkajtë e ulluqëve të kalbuna e të palyeme që në vitin 1959 kur pat ardhë për vizitë Hrushovi, janë paksue njerëzit. Edhe ajo karakteristikë e jona shëtitjet
ndër pjaca nuk bahej pothuej fare, kudo mbizotnonte frika. Terrori zyrtar kundrejt disa “personave” të konsideruem “pakica” por, ku, përmblidhej gjithë populli, u kishte hy për palc: “Tue më pa në pjacë, a thue po i kujtoj gja këtyne!?...” Sigurimi i Shtetit si “i mirë” i kudondodhun, po e realizonte detyrën kryesore që i kishte vue Partia: “Pasiguria e përherëshme e popullit” tue e mbajtë në kushte servilizmi dhe
mjerimi, tue depersonalizue mundësisht çdo njeri për me e mbajtë të shtypun e gojëmbyllun”.
Gratë e pakrehuna dhe me shamia të mbështjelluna rreth kokës si mumjet e dikurshme, e vazhdojnë punën e përditëshme tue u çue në orën 03.00 të mëngjezit, vrapojnë tue çue mahallën me krismën e shisheve të
qumështit ndër strajca për me zanë radhën e pafund me shpresë të ardhjes së furnizimit para orës 05.30, mbasi po erdhi ma vonë mbeten pa gja, nuk i pret koha se do t i hypin biçikletave dhe me vrap u duhet me shkue në qendrat e punës me ba “gjimnastikën e mëgjesit”. Rrugës me shpejtësi hedhin fëmijët e posazgjuem në dyert e kopshtve, të mbështjellun ndër batanijat e leshta të kombinatit “Stalin”, të cilët edhe ata trajtohën e priten tek dera e kopshtit prej edukatorës sipas “biografisë”. Prej asaj moshe fillon
plotësimi i “karakteristikave personale” ose, ajo që quhet “dosje” e, që nuk do t i ndahet gjithë jetën...
Burri që pret me u ba babë, veç rrin e mendon si me përçudnue emnat e prindërve të vet, si e si me kombinue emni i bebes së vogël me listat e miratueme nga komitetet e Partisë në zyrat e gjendjes civile. Për
emnat jashtë liste pritej vendimi i kolektivit që do të vendosë: a me vazhdue punën ose jo... Diskutohej biografia e stërgjyshave dhe a kanë pasë “shfaqje të hueja”?... Pikësynimet i jepte organizata e vendit të
punës që këshillohej me organet e Partisë ma lart por, pa asnjë mëdyshje ajo konsultohej me Sigurimin e Shtetit, i cili i tregonte rrugën si me veprue me këtë person. Me këtë problem merrej organizata e rinisë e
shkollës 11 vjeçare “Jordan Misja”, e cilësueme ndër ma të flaktat organizata “revolucionare” të qytetit, ku personeli i devoçëm i asaj shkolle zbatonte pikë për pikë porositë e Partisë dhe të Sigurimit, sipas
parullës së “vijës së masave”: “Çka don populli bën Partia dhe ç thotë Partia, bën populli!”.
Të rinjtë shpejtonin me u mbledhë ndër shkolla, palestra, klasa, auditorë, koridore, podrume e kudo për me lexue kolektivisht gazetat dhe me njoftue “shtabet” për kryemjen e detyrave. Kudo në buletine speciale
dhe për përdorim “të mbrendshëm” partie, lajme radjoje dhe vesh në vesh, flitej për “Fjalimin Programatik”, kryesisht, si po veprohej anë e kënd vendit deri ndër skajet ma të largëta. Edhe atje mblidhej “paria e re” e fshatrave të kooperativizueme dhe merrte edhe ajo vendimet e veta, si me kthye Kishat e Xhamitë në “vatra kulture”, depo grumbullimi ushqimi për kafshët apo stalla. Pleqtë e disa fshatrave të “mërzitun” nga zakonet “prapanike” i drejtonin edhe një telegram “shokut” Enver për gjithë ato
“të mira” që u kishte sjellë në katund... Kishte familje fshatare me nga 3-4 fëmijë, që merrnin 150 gr. qumësht në ditë nga kooperativa dhe i ushqenin fëmijët e tyne me “pikatore”...
Pas mbledhjeve të fshehta të Partisë që ato ditë në Shkodër i drejtonte nga Instituti i Lartë Pedagogjik, Ramiz Alia, “shokët”: Xhemal Dini, Musa Kraja, Prenk Sokoli, Halit Isufi, Hilmi Habovija, Angjelin Kumrija, Jovan Vujoshi etj. etj. si këta besnikë të Sigurimit, vendimet ia përcillnin rinisë mbasi tek “njeriu ynë i ri” ishte mbështetja e tyne. Fillonte aksioni i rinisë... me të padiskutueshmen fjalën “vigjilencë” që në gjuhën shqipe ka disa kuptime, por për ne që jetuem atë kohë të mjerueshme, ajo fjalë ka vetëm kuptimin e spiunllëkut me të cilin u formue ajo “rini servile” siç e ka cilësue At Meshkalla, “vepra më e shkëlqyer e Partisë së Punës”, ku prej kësaj rinie e deri tek ma plaku “të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës”, përkufizimi ma i sakt dhe i plotë i fjalës “socializëm”.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2008