Kosova, tregim suksesi

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 20:05
Kosova radhitet si tregim suksesi nga Presidenti amerikan, Barack Obama.
Në një letër që i ka dërguar Kongresit amerikan lidhur me një Rezolutë mbi konfliktin në Libi dhe vazhdimin e mbështetjes që ai e ka kërkuar për t`i vazhduar sulmet mbi forcat e Gadafit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka kushtuar edhe një pjesë të letrës Kosovës.
"Detyra kryesore e forcave të KFOR-it është të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt dhe në lirinë e lëvizjes”, ka shkruar më tej Obama në letrën drejtuar Kongresit amerikan.