E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UKRAINË – Raketat dhe dronët rusë sulmojnë Kievin, Zelensky kërkon më shumë ndihmë

KIEV, 13 nëntor /ATSH-DPA/- Ushtria ruse ka sulmuar kryeqytetin ukrainas, Kievin, me raketa dhe dronë, sulmi i parë këtij lloji – për më shumë se dy muaj, sipas ushtrisë ukrainase.

Kreu i administratës ushtarake, Serhiy Popko tha sot se disa raketa dhe dronë ishin rrëzuar gjatë sulmit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përdori sulmet për të kërkuar sërish më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore nga partnerët perëndimorë.

“Është e rëndësishme që forcat tona të kenë diçka që të mund ta mbrojmë vendin nga terrori rus”, shkroi Zelensky në Telegram.

Zelensky tha se ai ishte mirënjohës për çdo partner që kishte ndihmuar deri më tani. “Mbrojtja ajrore jo vetëm që shpëton jetë, por gjithashtu mbron infrastrukturën”, shtoi ai.

“Në rrethin e Brovary, në lindje të Kievit, një person u plagos nga rënia e mbeturinave të raketës dhe një ndërtesë u shkatërrua nga zjarri”, thanë autoritetet.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus për gati 1000 ditë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha më herët gazetarëve gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel se presidenti Joe Biden do të shfrytëzonte çdo ditë që i kushte mbetur në detyrë – për të forcuar NATO-n dhe për të mbështetur Ukrainën.

Donald Trump do të rihyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka përsëritur gjithashtu thirrjen e tij për mbështetje më të fortë për Ukrainën. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›