UNESCO nis restaurimin e kompleksit fetar në Rusan të Sarandës
Rajoni i Sarandës, ka një dendësi të admirueshme me monumente të të gjitha periudhave Ajo ka një repertor të gjerë të shtrirjes historike të ekzistencës së tyre që nga periudha antike ilire, periudha klasike e deri në ditët tona. Një vit më parë, kjo pasuri ka tërhequr vëmendjen e Prof Xhankarlo Makiarela, studiues i historisë së artit islamik, specialist i UNESKO-s për periudhën bizantine e islamike dhe grupit të studiuesve të Qendrës së Studimeve Ballkanike dhe specialistëve të Universitetit të Venecias gjatë vizitës eksploruese në terren.
E veçanta arkitekturore e këtij kompleksi është pikërisht se në të njëjtat themele ngrihet dhe bashkekzistojnë, bashkëjetojnë dy kultura të ndryshme në arkitekturë e art. Nisur nga këto impresione profesionale grupi studimor i UNESCO-s në përbërje të të cilit është dhe arkitekti i specializuar në Itali për restaurimin e objekteve Monument Kulture, Reshat Gega, hartuan projektin e restaurimit të këtij kompleksi, me qëllim për ta rivitalizuar dhe rijetëzuar, duke i kushtuar kujdes që të ruajnë gjatë punimeve restauruese gjithë vlerat arkitekturore, artistike dhe historike që mbart objekti.
Punimet e filluara këtë vit nën drejtimin e arkitektit shqiptar Reshat Gega, janë në mbyllje të fazës së parë konsoliduese, për tu futur prej ditës së diel në fazën e dytë të restaurimit të mureve, qemerëve, suvave e për të vazhduar më tej me restaurimet e shkrimeve e pikturave murale nga specialistet e arteve të objekteve të kultit në IMK.
Historiku i Monumentit
Ndodhet në mes te fshatit Rusan si një kompleks me karakter fetar i ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë në periudha kohore të ndryshme. Sot, kompleksi virtual është i ndryshuar qysh nga fillesat e ndërtimit, duke u rikonceptuar në tërësinë e vet si në shtrirjen horizontale edhe në përmasat vertikale. Monumenti fillimisht është ndërtuar si objekt kulti, kishë, në shërbim të komunitetit të besimit kristian për ti shërbyer besimtarëve të rajonit, duke u pagëzuar me emrin Gjin Aleksi. Me pushtimin otoman dhe konvertimit të besimit nga kristian në besimin e ri islamik monumenti pësoi ndryshime përshtatëse në konceptimin dhe format e tij planimetrike të objektit të ri të kultit. Kompleksi fetar ekzistues është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe në fund të shek. XVII., duke i shtuar veç tyrbeve edhe minarenë e aksesorë e mjedise të tjerë të domosdoshëm. Ai përbëhet nga portiku, salla e lutjeve dhe minareja. Portiku në anën veriore, i mbuluar me çati druri kufizohet nga një arkade me harqe të mprehtë e mbi kolona guri. Arkada përbëhet nga tre harqe nga të cilat dy në anën veriore. Salla është katrore me përmasa 7,5 x 7,4 m. Nga ndërtimi planimetrik dhe vëllimor nuk ndryshon nga të tjerat, është e tipit me sallë me kupolë. Edhe 4 tyrbet janë të ndërtuara pothuajse të gjitha me të njëjtat përmasa dhe të mbuluara me çati në formë kupole, në formë harku e të mbuluara me tjegulla .
Flet Prof Makariela
Qendra e Studimeve Ballkanike e Universitetit të Venecias, qendër të cilën unë e drejtoj, në bashkëpunim me UNESO-n vendosëm që të hyjmë në raporte bashkëpunimi me palën shqiptare përmes arkitektit dhe drejtuesit të sektorit të arkitekturës në IMK dhe me drejtuesit të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe atë të Arkeologjisë në mënyrë që të implementonim një program emergjence për të kryer operacione shpëtimi në dy objekte me vlera të spikatura arkitektonike, historike dhe kulturore, pra të një objekti kulti islamik dhe një tjetër të krishterë.