Derisa Presidenti Topi pohoi në emisionin Fakt planin e tij antikushtetues për të marrë PD-në në 2012, a besohet se nuk e përdor ProkurorINËN politikisht?
Nga Kastriot MYFTARAJ
Presidenti Topi, pardje në intervistën që dha në emisionin Fakt të Çlirim Pekës, bëri një deklaratë e cila përbën një atentat ndaj Kushtetutës dhe që është aprovimi më i mirë i të gjitha akuzave që i bën mazhoranca Presidentit se ndërhyn në mënyrë antikushtetuese në punët e brendshme të PD. Për korrektesë, citimet nga intervista po i marr nga faqja on-line e Presidentit të Republikës ku intervista është transkriptuar e plotë (http://ëëë.president.al/shqip/info.asp?id=5039).
Çlirim Peka, i cili e tregoi veten se është vënë tërësisht në shërbim të agjendës politike të Bamir Topit, e pyeti këtë të fundit: E ritheksoj, jeni i pari President i Shqipërisë që nuk keni qenë komunist. Dy Nënkryetarët e partisë më të madhe, të mazhorancës, të Partisë Demokratike, me CV politike tërësisht të djathtë, me një Kryetar partie ish-komunist, por gjithsesi, po e ribëj pyetjen: në rast se zonja Topalli ka dëshirë të udhëtojë drejt Pallatit të Brigadave, dhe ju, me marrëveshje do të udhëtonit drejt drejtimit të partisë më të madhe të djathtë në vend, a do të ishit i gatshëm?
Përgjigjia e Presidentit Topi ishte jo më pak e çuditshme se pyetja. Presidenti Topi u përgjigj: Sot, e quaj jashtëzakonisht të parakohshme të realizosh një pyetje të tillë, sepse jeta politike në Shqipëri është dinamike. Unë jam i angazhuar dhe jam mësuar të mos mbaj shumë kunguj nën sqetull. E tërë jeta ime ka qenë e fokusuar në një mënyrë të tillë. Dhe më pas përgjigjia e Topit vazhdoi me një tiradë të gjatë, të cilën do ta analizoj më tutje, për atë se ai nuk hyri në politikë që në 1991 por në 1996, se donte që më parë të realizonte ambiciet e tij shkencore.
Siç e shikoni, Presidenti Topi, i cili e mban veten si një njeri me sens të lartë institucional, derisa fjalët institucion dhe institucional janë fjalët me frekuencë më të madhe në retorikën e tij, nuk u përgjigj se është antikushtetuese që Presidenti i Republikës, i cili sipas Kushtetutës drejton një institucion të depolitizuar, të bëjë një pazar të tillë me nënkryetaren e një partie politike. Presidenti Topi tha vetëm se ky Pazar është një gjë e parakohshme sot, duke lënë të kuptohet se në vitin 2012, nuk do ta pengojnë skrupujt e tij institucionalë për ta bërë këtë pazar antikushtetues.
Në rast se e marrim deklaratën e Bamir Topit, ashtu siç e marrin paleontologët atë kockën e vetme të putrës së dinozaurit që gjejnë, dhe mbi bazën e saj skicojnë përmasat e gjithë skeletit, atëherë nuk mund të themi se është krejt e pabesueshme ajo që thotë Bamir Topi se sot Prokuroria nuk përdoret më politikisht, duke dashur të thotë se ai nuk e përdor politikisht Prokurorinë siç e ka akuzuar mazhoranca. Derisa Bamir Topi praktikisht pohon se ai nuk do të hezitojë që ta përdorë politikisht në 2012 institucionin e depolitizuar të kryetarit të shtetit, në funksion të karrierës së tij të ardhshme politike, atëherë pse duhet të besojmë që ai nuk e bën këtë gjë edhe Prokurorinë, e cila është një organ i centralizuar, dhe ku drejton e përzgjedhura prej tij ProkurorINA e Përgjithshme? Duket qartë se pyetja që bëri Çlirim Peka i ishte sugjeruar paraprakisht nga Bamir Topi. Në fillim të emisionit Presidenti Topi, me ekstravagancën e tij retorike që është veti e njerëzve që kompensojnë mangësitë retorike i tha Pekës se dua tju komplimentoj për peformancën e këtij emisioni. Presidenti Topi që është infektuar seriozisht nga epidemia retorike e elitës shqiptare për t i përdor fjalët e fryra pa vend, jo më pak se ç u infektuan pulat e kooperativës së Petrelës atë pak kohë që ai punoi veteriner atje, duket se nuk e di që fjala performancë ka konotacionin e interpretimit, ekzekutimit të diçkaje të planfikuar, paramenduar.
Marrëveshja e mundshme Topi-Topalli, siç e paraqiti Peka, dhe të cilën nuk e mohoi Topi, duket pa sens për arsye se parakushti i saj duket se është që PD të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, çka do t i mundësojë Topallit që të zgjidhet në 2012 presidente, me 50% + 1 të votave të deputetëve, siç e parashikon Kushtetuta pas ndryshimeve të vitit të kaluar. Por, nëse zgjedhjet e ardhshme i fiton PD, atëherë Berisha do të jetë përsëri kryeministër dhe kryetar i PD deri në 2013, dhe Topalli nuk ka nevojë të bëjë marrëveshje me Topin, i cili do ta dorëzojë postin në 2012, por e bën marrëveshjen me Berishën.
Atëherë del se marrëveshja që Topi i ofroi Topallit në bashkëpunim me Pekën, konsiston në atë që Topi i ofron Topallit që ta ndihmojë që të zgjidhet Presidente nga mazhoranca e majtë e paszgjedhjeve, pra i ofron mbështetjen e Edi Ramës, me kusht që Topalli ta mbështesë Topin që të bëhet kryetar i PD. Edi Rama, në rast se vjen në pushtet në këto zgjedhje, është shumë i interesuar për atë se kush do të jetë trashëgimtar i Berishës në krye të PD, se nga kjo gjë do të varet kohëzgjatja e së majtës në pushtet. Edi Rama dëshiron që politika shqiptare të bëhet njëpolare, me vetëm PS-në si parti të madhe, pra duke u reduktuar PD në një parti të vogël. Në rast se Bamir Topi do të bëhet kryetar i PD në 2012, është e sigurt se në zgjedhjet e vitit 2013 kjo parti do të reduktohet në një parti tjetër parti të vogël. Me marrëveshjen Topi-Topalli Edi Rama fiton dyfish se me Jozefina Topallin ai ka dhe një afërsi familjare, e cila sado e largët prapë është e mjaftueshme si premisë për klanizëm politik. Kështu që Jozefina Topalli në postin e kreut të shtetit, nuk është se nuk do të jetë e dëgjueshme për Edi Ramën.
Kështu, Bamir Topi në emisionin Fakt, publikisht provoi që ta joshë Jozefinën, apo Inën siç e quajnë miqtë e saj, për ta bërë Inën nr. 2 në çetën e tij presidenciale, pas ProkurorINËS. Bamir Topi i ofron Jozefina Topallit një aleancë, e cila do të konsistojë në atë që Bamir Topi ta ndihmojë Jozefina Topallin që të bëhet kryetare e PD, kur Berisha të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, pas humbjes së zgjedhjeve të ardhshme, për çka po luan fort Bamir Topi me ProkurorINËN. Rivali më serioz i Topallit, ose më saktë kandidati më serioz për të zëvendësuar Berishën, Lulzim Basha, do të neutralizohet nga ProkurorINA, duke iu kërkuar që të largohet jashtë vendit, në këmbim të paprekshmërisë së tij, përndryshe do të arrestohet.
Në funksion të projektit të Topit për të marrë PD, Peka e pyeti se nëse e djathta, pas 2012-ës, ju kërkon, çfarë do të bëni ju zoti President? Topi u përgjegj sikur nuk po kuptonte: Të më kërkojë mua, e djathta?
Në një skenar komik të denjë për penën e Haxhi Ramës, babait të Prokurores së Përgjithshme dhe mikut të familjes së Bamir Topit, Çlirim Peka vazhdoi: Ju kërkon ta frekuentoni. Po përdor termin tuaj.
Pra, e djathta që do ta kërkojë Topin ta kërkojë në PD do të jetë Topalli, e cila do ta bëjë këtë kërkesë pasi Topi të ketë bërë me Topallin marrëveshjen se ai do ta ndihmojë të ngjitet në kolltukun presidencial nëse ajo i liron kolltukun e kreut të PD, siç tha më lart Peka dhe nuk e përjashtoi Topi, duke e quajtur vetëm të parakohshme.
Në këtë pikë Bamir Topi filloi një tiradë të gjatë vetëlavdëruese për djathtizmin e vet natyral, duke thënë: Jua thashë edhe pak më parë. Kam qenë shumë i kujdesshëm dhe do të vazhdoj të jem shumë i kujdesshëm në realizimin kushtetues dhe ligjor të këtij institucioni. Por në background-in tim, nuk mund të fshihet kurrë ajo që unë kam qenë dhe kam demonstruar, se i kam takuar një force të djathtë, dhe sikur të ketë metamorfozë të forcave politike, sot, në terrenin politik shqiptar, unë jam i projektuar i tillë, sepse së pari, nuk kanë qenë partitë politike që kanë bërë edukimin tim politik, por ka qenë një edukim brenda familjes, ka pasur të bëjë me historinë e familjes, të rrethit shoqëror, të një rrethi të gjerë qytetar, dhe besoj që janë gjëra që janë fiksuar.
Deri më sot Bamir Topi nuk na na ka treguar ndonjë gjë konkrete se ku pikërisht na konsistoka djathtizmi i tij familjar. Deri më sot, sit ë dhëna të detajuara për orientimin politik të familjes së presidentit në të shkuarën, kemi ato që na u paraqitën në një intervistë që vëllai i presidentit, Flamur Topi dha në gazetën Panorama, në 23 korrik 2007,