Konfindustria: Referencat në përllogaritjet e institucioneve tatimore po shkatërrojnë biznesin
Kërkohet heqja e referencave nga kryeministri Berisha
Konfindustria, i kërkon Kryeministrit Sali Berisha ndalimin e zbatimit të sistemit të referencave në përllogaritjet e institucioneve tatimore, shfuqizimin e akteve ligjore përkatëse dhe rikthimit në parimin ligjor të vetdeklarimit nga ana e biznesit.
Duke marrë shkas nga shqetësimet e vazhdueshme të industrive më të rëndësishme vendore, Konfindustria kërkon, që masa e mësipërme të hyjë në fuqi në kohën më të shpejtë të mundshme dhe njëkohësisht të zgjasë të paktën deri në fund të vitit financiar 2009, kohë e mjaftueshme sipas saj për të përmirësuar rrënjësisht bazën ligjore përkatëse duke marrë për bazë propozimet e grupeve të interesit, rritjen e domosdoshme të nivelit profesional të punonjësve të institucioneve të fiskut dhe përvojën e vendeve demokratike të zhvilluara në raste të ngjashme. Kërkesa e mësipërme bëhet domosdoshmëri për përmirësimin e klimës së biznesit kusht mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos në kushtet e pasojave të krizës globale në ekonominë shqiptare ku pjesa më e prekur janë industritë dhe prodhimi vendor, thuhet në një njoftim për shtyp të dalë nga Konfindustria. Sipas këtij njoftimi, në kërkesën e saj Konfindustria ka parasysh pikërisht problematikën shqetësuese, që ka sjellë në praktikë zbatimi i referencave për çmimet e shitjeblerjes, fitimin, sigurimet shoqërore, numrin e punonjësve etj. Njoftimi bën të ditur gjithashtu se bazuar në të dhënat e ardhura në mënyrë të vazhdueshme pranë Konfindustrisë nga një numër i madh i industrive më të rëndësishme vendore, është vënë re se ka patur zbatim problematik të sistemit të referencave në praktikë nga institucionet e fiskut. Sa më sipër, nga Konfindustria është vënë re se kjo ka sjellë sistemin e referencave në një mjet arbitrar dhe të paarsyetuar profesionalisht, duke prodhuar një numër të madh penalitetesh të padrejta ndaj industrive aq më shumë në kushtet e ekzistencës së ligjit të gjobave dhe mungesës së papranueshme të gjykatës administrative profesionale. Konfindustria, duke kërkuar rivendosjen në praktikë të parimit të vetdeklarimit nga bizneset në institucionet fiskale, gjithashtu e quan domosdoshmëri rritjen e ashpërsisë së goditjes ndaj çdo rasti të evazionit fiskal, për përmbushjen e parimit të konkurrencës së drejtë në treg si kusht thelbësor i zhvillimit ekonomik. Në këtë kuptim Konfindustria ka kërkuar marrjen dhe zbatimin e masave penalizuese më të ashpra të vendeve të Bashkimit Europian ndaj bizneseve, që kryejnë evazion fiskal.