Itali, Berlusconi hedh poshtë akuzat seksuale

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, i cilësoi si qesharake akuzat e ngritura ndaj tij për marrëdhënie seksuale me të mitura, ndërsa u paraqit për herë të parë në një seancë të gjyqit të tij të shumëpërfolur për abuzim seksual.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Berlusconi përdori pjesëmarrjen e tij në gjykatë për të lëshuar një sulm ndaj prokurorëve të vendit, të cilët i akuzoi se po “komplotojnë kundër interesave të Italisë”.
Disa qindra mbështetës të Kryeministrit 74-vjeçar u paraqitën me banderola mbështetësve në dalje të godinës.
Berlusconi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një emigrante marokene, kur ajo nuk kishte mbushur ende 18-vjeç.
Nën betim, ai pranoi se e kishte njohur më parë vajzën e quajtur Karima El Mahroug dhe i kishte dhënë para, por e kishte bërë këtë për t`a shpërtuar nga prostitucioni.