Thirrje për njohjen e Kosovës nga vendet arabe
Shkup -Reis ul Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi theskoi se njohja sa më e shpejtë e Kosovës nga Egjipti do të ishte një hap që do të ndikonte në njohje tjera nga shtetet arabe. Të shtunën në institucionin e Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ishte nikoqir i ambasadores nga Ministria e Punëve të Jashtme, znj. Safije Ibrahim Amin dhe ambasadores së Egjiptit në Bullgari znj. Hiba el-Mirasi.
Siç njoftoi BFI në këtë takim me theks të veçantë ëahtë biseduar rreth tri problematikave: Ekspreiencën e fituar nga Kongreset mbarëbotërore Islame të organizuar nga shteti Egjiptian në kryeqendrën e saj në Kairo. Bashkëpunimi në mes të BFI dhe Universitetit më të vjetër në botë Al-Az’her në Egjipt. Njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet arabo-islame.
Reis ul Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga bota arabe theksoi se njohja sa më e shpejtë nga ana e Republikës Arabe të Egjiptit do të ishte një hap që do të ndikonte që ky shtet i ri të njihet edhe nga shumë shtete të tjera arabo- islame, kjo duke theksuar pozitën që ky shtet e mban në mesin e tyre.
Musafiret shprehën kënaqësi për mikëpritjen nga kreu i BFI dhe vlerësuan lartë veprimtarinë e realizuar deri më tani të këtij institucioni fetar dhe shprehën gatishmëri për bashkpunim të mëtutjeshëm në sfera të interesit të përbashkët dhe në dobi të besimtarëve tanë në vend dhe më gjërë. (INA)