E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK: Zhvillimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, ilegale

PRISHTINE - Kreu i UNMIK-ut, Farid Zarif deklaroi sot se tentativa e Serbisë për të organizuar zgjedhje në Kosovë është ilegale, por nuk e përjashtoi mundësinë që ato zgjedhje të zhvillohen.

Zarif deklaroi se autoriteteve serbe iu ka përcjellë porosinë që do të shkelnin Rezolutën 1244 të KS të KB-ve nëse do të organizonin zgjedhje në Kosovë.

Në anën tjetër, i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq deklaroi sot se përgjigja e UNMIK-ut për mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë paraqet pasojë të gjendjes në terren, por shtoi se mosmbajtja eventuale e zgjedhjeve lokale nuk do të ndikojë në shuarjen e institucioneve serbe në Kosovë.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›