Bulqizë, dëmtohet pallati, banorët: Jemi në rrezik për jetën
BULQIZË- Dëmtohet çatia e një pallati në lagjen “Gjeologu” në Bulqizë, duke vënë në rrezik banorët e tij.
Sikurse shihet pallati është në kushte të pabanueshme, i dëmtuar, me lagështirë dhe çarje kudo, ndërsa gjendja është përkeqësuar javët e fundit si pasojë e reshjeve të shiut e borës gjatë këtij dimri.
“Këtu nuk kemi kushte për të jetuar. Shiu e bora hyjnë brenda se pallati nuk ka strehë”, shprehen banorët.
Por në fakt edhe lagështira është një rrezik më tepër, pasi mund të kthehet në burim të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, veçanërisht për më të vegjlit e të moshuarit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)