Zgjohuuu! Shofer gjumash
Sisteme të reja sigurie kanë dalë në qarkullim për shoferët e makinave. Për të mënjanuar aksidentet që vijnë nga pagjumësia, prodhuesit e makinave si Saab dhe Volvo, kanë investuar për të shpikur sisteme sigurie që lajmërojnë shoferët kur ata i ze gjumi në timon. Nganjëherë shoferi nuk e kupton se është në gjumë, por sistemi i alarmit i instaluar në makinë do të bëjë që ai të zgjohet ose të ndalojë makinën për të fjetur gjumë.
Modeli i ri pritet të instalohet nga Volvo në disa modele në fillim të vitit 2008.
Dremitja e shoferit në timon, është shkaku kryesor i 30% të aksidenteve që ndodhin në rrugë- sipas Administratës së sigurisë në rrugë (NHTSA).
Por shifrat mund të jenë edhe më të larta, pasi 30% llogaritet vetëm nga dëshmitë e policëve, të cilët analizojnë skenën e aksidentit.
Sistemi i sigurisë i Saab është i ndërtuar në këtë mënyrë. Në makinë instalohen dy kamera infrared- njëra te dera e makinës nga ana e shoferit dhe tjetra përballë- ato rregjistrojnë dhe analizojnë lëvizjet e syve të shoferit.
Nëse kamera dallon se sytë e shoferit qëndrojnë të mbyllur me shumë se sa normalja, dëgjohet një tingull dhe pyetja 'I lodhur?'. Nëse edhe pas kësaj shoferi nuk zgjohet, por vazhdon ti mbajë sytë mbyllur, vazhdon alarmi dhe dëgjohet 'Ju jeni i lodhur'. Ndërsa lajmërimi i tretë është edhe më i fortë alarmi vazhdon duke thënë 'Jeni shumë shumë i lodhur! Ndalo makinën tani!'. Sa herë që kamera dallon lëvizje të kokës të cilat konsiderohen si jo normale për një shofer, fillon të dridhet sedilja e shoferit.
Sistemi Saab është testuar që prej 8 muajsh dhe është studiuar nga ekspertë dhe shkencëtarë.
"Është fakt se shumë shoferë nuk ndalojnë makinën edhe pse e shikojnë se janë shumë të lodhur. Ne po përpiqemi ti ndihmojmë ata dhe tu themi se ajo që po bëjnë është e rrezikshme për veten e tyre dhe për të tjerët që po udhëtojnë me ta në makinë" – tha Arne Nabo, udhëheqsja kryesore e skuadrës për ngritjen e alarmit.
Por Saab ka edhe probleme. Ajo nuk mund të dallojë lëvizjet e syve pas xhamave të syzeve. Dhe pikërisht për këtë po punohet tani. Thjerat e syzeve optike e ngatërrojnë sistemin.
Sistmi i Volvos përdor metoda të tjera por me të njëjtin rezultat- do të lajmërojë shoferin dhe ndonjë rrezik në rrugë. Ky sistem përveçse shoferin do të monitorojë edhe distancën midis makinës dhe shenjave të rrugës, duke përcaktuar edhe rrugën e sigurt për shoferin. Nëse makina mendohet se ecën në një terren jo të sigurt, dhe nëse shikohen shenja lodhje te shoferi, brenda do të dëgjohet një zë 'Koha për pushim, pini një kafe'. Dhe përpara do të dali edhe një ikonë me filxhan kafeje.
Por sistemi i Volvos është efektiv vetëm nëse rruga ka sinjale dhe tabela të sakta.
Çmimet për këto sisteme nuk janë anoncuar akoma.
Prodhuesit e makinave kanë që në mes të viteve '80 që po punojnë për të shpikur këto sisteme.
Shqetësimet e Spinellës janë të njëjta me ato të Volvos. Ata mendojnë se teknologjia e re duhet të jetë shumë fleksibile për të analizuar shumë fytyra njerëzish.
Spinella tha se alarmet mund të jenë irrituese, pasi sistemi është i paisur me zë dhe jo vetëm me muzikë. Kjo mund të bëjë që shumë shoferë ta fikin fare sistemin.