Ndarja, punë e demokracisë
Autori i Lajmit: red.
Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, i sheh si proces demokratik që u ka ndodhur shumë partive. “Është punë e demokracisë!”, kështu komentoi ai, të dielën, në Prishtinë, gjatë një takimi me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Sipas tij, përçarja brenda kësaj partie opozitare vjen si rrjedhojë e jetëgjatësisë së kësaj partie, e cila tashmë në skenën politike është partia më e vjetër e shqiptarëve, ngase vitin e kaluar Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), partia e parë e shqiptare, u shkri në PDSH. Gjatë takimit Thaçi dhe Haradinaj kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Dy liderët e partive opozitare në Kosovë dhe Maqedoni, memorandumin do t ua ofrojnë edhe partive të tjera në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Preshevë, ngase e shohin si mënyrë për të pasur komunikimin e duhur. Synimet e memorandumit janë të mos harrohen përkushtimet e përbashkëta për idetë dhe idealet e lirisë, demokracisë dhe zhvillimin mbarëkombëtar. ”Janë dhënë sakrifica në të dy anët e kufirit, e që nuk mund të injorohen”, - thuhet në memorandum.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008