UNMIK-u tërheq rrethojat e betonit
Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 17:05
Pas shumë bisedimeve të përfaqësuesve komunalë me ata të UNMIK-ut, të premten ka filluar tërheqja më pranë objektit e rrethojave të betonit përreth selisë së UNMIK-ut në Mitrovicë.
Zyrtarët komunalë në Mitrovicës kanë thënë se marrëveshja e arritur në mes të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, dhe ushtruesit të detyrës së përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Robert Sorenson, tani ka filluar të jetësohet.
“Sikurse ka qenë e paraparë, UNMIK-u është duke i larguar rrethojat dhe duke i vendosur më në afërsi të hyrës së tyre”, ka thënë Hysni Syla, zyrtar për informim i KK-së në Mitrovicë.