Swarovski në Prishtinë
Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 17:30
Kompania e njohur e bizhuterive dhe e arit, “Swarovski” ka paralajmëruar se do të mbajë një sfilatë mode në Prishtinë më datën 30 korrik.
Sfilata do të quhet “Në krahët e fantazisë”, përderisa në këtë sfilatë janë ftuar personalitete të njohura nga Kosova.
Sfilata do të mbahet në objektin e qendrës tregtare Albi Mall, ndërkaq në të pritet të marrin pjesë edhe politikanë dhe fytyra të njohura të modës dhe artit nga Kosova dhe jashtë saj.