E Shtunë, 31 Tetor 2026

US OPEN Nadal fiton derbin spanjoll ndaj Robredos

Rafael Nadal nuk ndalet.
Tenisti spanjoll është kualifikuar për në gjysmëfinalet e turneut të Çmimit të Madh US Open në Nju Jork pas një fitoreje tepër të lehtë ndaj patriotit të tij, Tomi Robredo.
Nadal fitoi 3-0 (6-0, 6-2, 6-2) duke shpenzuar fare pak kohë.
Mbyllet me kaq ëndrra e Robredos, i cili një tur më parë hodhi poshtë të gjitha parashikimet, duke eleminuar Rozher Federer.
Një tjetër surprizë solli ndeshja tjetër në turneun për meshkuj.
Numri 8 në botë, francezi Rishar Gaske, mundi spanjollin David Ferrer, i cili renditet në vendin e katërt të klasifikimit të përgjithshëm.
Në turneun US Open për femra, Flavia Peneta, që hyri në turne pa numër serie, mundi Roberta Vinçin duke fituar sfidën mes dy i italianeve.
Peneta mbylli ndeshjen në dy sete 2-0, 6-4 e 6-1.
Në ndeshjen tjetër çerekfinale, Viktoria Azarenka e Bjellorusisë mundi 2-0 Daniela Hantuçovën e Çekisë, 6-2 e 6-3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›