Kombetarja shqiptare niset ne Slloveni

Ditët e grumbullimit dhe përgatitjeve në Durrës kanë përfunduar.
Kombëtarja Shqiptare është nisur drejt Lubjanës mëngjesin e së enjtes.
Xhani De Biazi dhe të besuarit e tij do të luajnë kundër Sllovenisë, një nga ndeshjet më të rëndësishme në grupin E eliminator të Botërorit 2014.
Pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa optimizmi i futbollistëve kuqezinj për të një rezultat pozitiv nuk është zbehur edhe pak minuta përpara nisjes nga Rinasi.
“Është një ndeshje e rëndësishme, si të gjitha sfidat në këto eliminatore. Skuadra është mirë, megjithëse duhet të shohim formën e disa lojtarëve që janë në fillim të sezonit me klubet e tyre”- shprehet De Biazi.
Nuk ka udhëtuar drejt Sllovenisë, sulmuesi Armando Vajushi I dëmtuar. Ndërkohë, të gjithë futbollistët e tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit De Biazi. I njëjti diskutim edhe për Agon Mehmetin, Shkëlzen Gashin, Vullnet Bashën dhe Amir Abrashin, që presin përgjigjen e FIFA-s, për të zbritur në fushën e lojës.