USA: Bekham vendos deri ditën e premte
Liga e futbollit amerikan i vë ultimatum Devid Bekhamit dhe për rrjedhojë edhe Milanit. Komisioneri i Major League Soccer, Don Garber, i drejtohet Los Anxhelos Galaksit: "Ju kam lajmëruar se brenda të premtes është e domosdoshme të zgjidhet çështja Bekham. Në të kundërt, që nga ai moment mund të ketë vështirësi për aprovimin e transferimit të tij". Garber paralajmëron edhe Milanin: "Nëse e do Bekhamin duhet të formulosh një ofertë që të respektojë vlerat e tij për Galaksin dhe kampionatin tonë".