Real në merkato për kopshtarin e Arsenalit
Një fytyrë e re për Real Madridin. Pas Huntelar dhe Diarra, madrilenët përgatisin një tjetër goditje, por nuk bëhet fjalë për një lojtar. Në Bernabeu, shkruan "Le Parisien", ka mbërritur Paul Burgess, tashmë ish-kopshtari i Arsenalit, i kërkuar nga tekniku Huande Ramos, i dashuruar pas fushës së futbollit të stadiumit "Emirates", kur ai drejtonte Totenhemin. Burgess, 30 vjeç, do të vihet në dispozicion të Realit nga sezoni i ardhshëm. Ai do të ketë detyrën delikate të vërë në rregull terrenin delikat të "Bernabeu".