E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet amerikane kanë vaksinën kundër gripit A H1N1

Ajo mund të jepet nga muaji i ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Humanitare Katlin Sibelis. Qeveria amerikane ka porositur 195 milionë doza të vaksinës nga pesë prodhues farmaceutikë nga Australia, Zvicra, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Programi për vaksinimin e popullatës kundër gripit A do të fillojë më 15 tetor, por disa sasi më të vogla do të lëshohen në përdorim në javën e parë të muajit të ardhshëm. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, përparësi do të kenë përfaqësuesit e pesë kategorive të rrezikuara, gra shtatzënë, njerëz të cilët janë në kontakte me fëmijë, nëpunësit mjekësorë, grupi i rritur prej gjashtë muajsh deri në moshën 24-vjeçare dhe njerëz nën 65 vjet, të cilët kanë sëmundje të tjera. Sipas statistikës këto grupe arrijnë shifrën prej 160 milionë njerëz nga numri i plotë i popullatës në SHBA prej 300 milonë qytetarë. Zakonisht 100 milionë amerikanë çdo vit vaksinohen kundër gripit të thjeshtë. Vaksinimi do të jetë pa pagesë për qytetarët, kurse dozat do të paguhen nga autoritetet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›