E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID hap në Tiranë zyrën e re të Informacionit Bujqësor

Tiranë, 22 janar, NOA - USAID prezantoi sot një
nismë të re për mbështetjen dhe zhvillimin e tregjeve bujqësore ne Shqipëri. Me
prerjen e shiritit në tregun e shumicës në Tiranë, Sean Huff nga USAID dhe
Tokli Thomai, zv/ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
inaguruan zyrën e Informacionit dhe Lehtësimit të Tregëtisë. Zyra në
bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,
si dhe me Unionin e Tregtarëve Agroushqimorë do të mbledhë të dhëna për disa
prej produkteve bujqësore.

Por ajo do të shpërndajë informacione lidhur me
çmimet, disponueshmërinë dhe tendencën e tregjeve ndërmjet tregtarëve të
shumicës, si dhe do të lehtësojë veprimet e shitblerjes ndërmjet fermerëve dhe
tregtarëve me shumicë.

Në ceremoni, Huff përshkroi mënyrën sesi
zyra duhet tu japë përgjigje problemeve që hasen në zhvillimin e
bujqësisë në Shqipëri.

Informacioni i besueshëm dhe i dhënë në kohë
është çelësi për të reduktuar paqartësitë rreth tendencave të tregjeve,
përmirësimit të konkurueshmërisë në lidhje me përfitimet e fermerëve si dhe do
të ndihmojë fermerët që tju përgjigjen me më efikasitet kërkesave të tregut
tha ai.

Sipas tij, përmes  programeve të tilla si
hapja e kësaj zyre të re informacioni, USAID shpreson të rrisë
konkurrueshmërinë e prodhimeve shqiptare qoftë në tregun shqiptar dhe atë
ndërkombëtar.

Programi i USAID-it Konkurrueshmëria e
Bujqësisë Shqiptare (AAC) mbështet furnizuesit e inputeve, fermerët,
përpunuesit dhe tregtarët e produkteve kryesore në rritjen e prodhimit,
përmirësimin e cilësisë, përgjigjen efikase ndaj oportuniteteve  dhe
vendosjes së marrëdhënieve afatgjata të biznesit.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›