E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID-i ofron rekomandime per Rritjen e te Ardhurave Vendore


Programi i USAID-it per Qeverisjen Vendore ne Shqiperi LGPA ka prezantuar nje studim Taksa mbi Pasurine e Paluajtshme nje Instrument Inovativ per Rritjen e te Ardhurave Vendore gjate nje tryeze te rrumbullaket te organizuar me perfaqesues te njesive te qeverisjes vendore Ministrise se Finances Ministrise se Brendshme Zyres se Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme dhe te interesuarve te tjere.
Hulumtimi dhe studimi mbi politiken eshte pergatitur nga eksperte te financave urbane te Co-PLAN-i me mbeshtetjen e USAID-it dhe te Programit Ndikimi ne politikeberje te Institutit per Shoqeri te Hapur.Taksa mbi pasurine e paluajtshme dhe vecanerisht taksa mbi ndertesen e cila administrohet prej njesive te qeverisjes vendore eshte aktualisht nje burim i pashfrytezuar te ardhurash. Ndonese Parlamenti rriti perqindjen e takses se pasurise qe i kalon pushtetit vendor ne 100 ne vitin 2003 mbledhja e takses mbi pasurine e paluajtshme mund te permiresohet me tej. Kjo takse kontribuoi vetem ne 5 te te ardhurave te vete pushtetit vendor ne 2007 e barazvlefshme me 3 dollare per person ose rreth 0.1 te Produktit te Brendshem Bruto. Kjo performance e ulet vjen nga fakti se ekzistojne ende shume dobesi administrative per menaxhimin e kesaj takse.
Me permiresimet te ardhurat nga ky burim mund te rriten.Studimi eksploron risi alternativash te cilat mund te perdoren nga njesite e qeverisjes vendore si instrumenta per permiresimin e financave te tyre dhe per te perballuar nevojat ne rritje per investimeve ne infrastrukture. Mbeshtetur ne rezultatet paraprake te studimit Programi i USAID-it per Qeverisjen Vendore ne Shqiperi ka prezantuar nje Plan Veprimi per Taksen mbi Pasurine e Paluajtshme ne kater bashki i pergatitur me qellim permiresimin e administrimit dhe te perqindjes se mbledhjes se takses mbi pasurine e paluajtshme. Studimi pershkruan gjithashtu rolin e mundshem te takses mbi pasurine e paluajtshme si nje mjet i rendesishem rregullues ne procesin e administrimit te tokes dhe nderteses. Studimi rekomandon ndryshime ne legjislacionin ekzistues per tatimin mbi pasurine e paluajtshme dhe nje koordinim me te mire te politikave fiskale me politikat e zhvillimit te tokes dhe planifikimit urban.Programi i USAID-it per Qeverisjen Vendore ne Shqiperi mbeshtet zhvillimin e ekonomise vendore permireson qeverisjen dhe forcon pjesemarrjen e shoqerise civile dhe sektorit privat ne zhvillimin vendor ne dhjete bashki te Shqiperise qe jane Elbasani Fieri Fushe-Kruja Gramshi Korca Kukesi Lezha Librazhdi Pogradeci dhe Shkodra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›