E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vrasësi italian i shqiptarit duhet të rrijë në burg”

03/07/2009  Apeli i ministrit publik italian, pasi në internet mbështetet vrasësi 19-vjeçar

Ministri publik italian ka lëshuar dje një apel ndaj disa italianëve që kërkojnë lirimin e një djaloshi 19 vjeç italian që ka vrarë një shqiptar. “Nikolas duhet të rrijë në burg. Ai ka kryer një vrasje me dashje dhe duhet të dënohet sipas ligjeve në fuqi”. Këtë kërkoi dje ministri publik italian, Marko Meskolini, duke iu dhënë përgjigje kështu gjithë atij solidariteti në internet që treguan të rinjtë italianë, ndaj një bashkëpatrioti të tyre që kishte vrarë me hanxhar një shqiptar. Para dy ditësh në Imola të Bolonjës, një 28-vjeçar shqiptar u vra nga djali i së dashurës së tij italiane, teksa ai po e mbronte. Në fund të një grindjeje, një Imolez 19 vjeç, vrau natën e kaluar një 28-vjeçar nga Shqipëria që bashkëjetonte me të ëmën. Ngjarja ndodhi në orën 3 të mëngjesit, kurse personi që në fillim u plagos, ndërroi jetë në spital pas orës 9. Emilian Keci, thonë dëshmitarët, po ngacmonte në rrugë personin që bashkëjetonte me italianen. “Hiqe tutje, largoje”,-ulëriti gruaja. Kështu i thanë dëshmitarët të birit. Të tre përshkruan 200 metra në këmbë, derisa Nikolas Fini e goditi me hanxhar për vdekje. Sakaq, në internet u krijuan menjëherë disa forume që mbronin 19-vjeçarin italian me fjalët “Nikola, jemi me ty” dhe “Bëri atë që do kishim bërë të gjithë”, ose “Po shteti ku ishte”. Këtu përfshihen edhe disa thënie raciste kundër shqiptarëve. Por ka edhe nga ata italianë që shkruajnë “Mos u kapni me shqiptarët”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›