E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Kosova në takime rajonale, vetëm si e barabartë



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka përsëritur qendrimin se Kosova do të marrë pjesë në takimet rajonale vetëm si e barabartë. "Sa i përket pavarësisë dhe lirisë sonë nuk jemi aspak të gatshëm të diskutojmë statusin e Kosovës. Ne nuk duam duam të jetojmë nën sundimin serb. Qytetarët tanë nuk duan të jetojnë nën një sistem aparteidi dhe të vriten prej tij. Statusi që përmend Serbia është ai i kolonisë", u shpreh Sejdiu. Sipas rij Serbia ka tendencë të marrë një pozicion hegjemonist ndaj të tjerëve. "Pavarësisht të gjithave ne do të ruajmë një qasje miqësore ndaj Serbisë. Ka shumë çështje që ne mund të diskutojmë dhe që janë në interes të të dyja vendeve. Por ne nuk do të diskutojmë për statusin apo për ndarjen e Kosovës", ka pohuar presidenti Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›