UT nderon me Stemën e Universitetit 4 Pedagogët deputetë
Universiteti i Tiranës ka nderuar duke ju dhuruar Stemën e Universitetit të Tiranës, katër akademikëve të cilët dolën fitues në garën elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit. Et’hem Ruka, Besnik Bare, Vasilika Hysi dhe Mark Marku, pedagogë në Univeritetin Shtetëror janë uruar për detyrën e re nga kolegët e tyre dhe Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Dy prej profesorëve tashmë deputetë, shprehen se do të ngrenë fortë zërin në parlament për arsimin në mënyrë që ai të arrijë standartet europiane. Por edhe pse do të jenë të angazhuar në politikbërje, katër akademikët nuk do të shkëpusin lidhjen me auditoret, prej nga dhe kanë nisur karrieren e tyre.