Michael Phelps thyen një tjetër reKord botëror
Kësaj rradhe në 100 metra stil flutur me kohën 50 sekonda e 22 të qindtat në Kampionatin Amerikan të Notit. Phelps, i cili morri 8 medalje ari në olimpiadën e Pekinit, e përmirësoi rekordin botëror në këtë stil me 0.18 sekonda, rekord që mbahej nga një tjetër amerikan Ian Crocker që prej 6 vitesh. Phelps tashmë mban pesë rekorde botërorë individualë: 400 dhe 200 mixe, 200 dhe 100 flutur dhe 200 stil i lirë.