E Diel, 1 Nëntor 2026

30 mijë maturantë, japin provimet me zgjedhje

30 mijë maturanëtë në të gjithë vendin, iu janë nështruar sot provimeve me zgjedhje, nota e të cilit do të jetë dhe vendimtarja për pranimin e tyre në universitetet për vitin akademik 2009-2010. Provimi ka nisur në orën 10.00 të paradites dhe ka përfunduar në orën 14.00. Maturantët kanë testuar njohuritë e tyre në dy lëndë, të cilat i kanë zgjedhur paraprakisht me anë të formularit A1.
Ky është edhe provimi i fundit për ta, pasi me daljen e rezultateve të tij, duke mbledhur edhe pikët e marra në dy provimet me detyrim, Matematikë dhe Letërsi, maturantët do të përfitojnë totalin e pikëve, që do përcaktojë nëse do të jenë apo jo studentë në këtë vit akademik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›