E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria po Ndryshon, inagurohet By Passi i Durrësit

Ka marrë vetëm pak ditë që pasuan procesin zgjedhor të 28 qershorit dhe kryetari i qeverisë Berisha, ka nisur sërish turin “Shqipëria po ndryshon”. Fillimisht në Shkozet atje ku u inagurua faza e parë e fillimit të punimeve për “by passin” e Durrësit financim i qeverisë shqiptare me ate kuvajtjane gjithsej 13 milion euro. Punimet parashikojnë ndërtimin e një infrastrukture moderne, 5 km të gjatë, me katër korsi, trotuare si dhe përshkuar nga një brez i gjelbër ndarës, duke nisur prej Shkozetit deri tek mbikalimi tek Ura e Dajlanit.
Po kështu parashikohet ndërtimi i katër rrethrrotullimeve përfshi dhe rehabilitimin e segmentit urban me gjatësi 2 km prej mbikalimit të Urës së Dajlanit deri tek Kodrat e Rashbullit. Edhe këtu ndërhyja do të jetë e plotë, rruga do të jetë me katër kalime, do të rikonstruktohen trotuaret, do të pajiset me ndriçim si dhe me brezin e gjelbër që do të pëshkojë rrugën në gjithë gjatësinë e saj. Kryemsinitri Berisha tha se ky projekt është vetëm një prej projekteve të rëndësishme që do të realizojnë në katër vite objektivin për një Shqipëri me infrastruturën më moderne në Ballkan.
Po në Shkozet kryeministri inaguroi qendrën e re të testimit elektronik të kandidatëve për drejtues automjetesh. Kryesministri Berisha theksoi se zbatimi i praktikave të tilla transparente, i shërben efikasitetit të luftës ndaj korrupsionit. Ishte rasti që kryeministri të theksonte se lufta ndaj këtij fenomeni, do të jetë në krye të axhendës së tij qeveritare edhe në mandatin e dytë.
Në Portin e Durrësit inagurohet qendra e re e sistemit të kamerave që monitorojnë 24 orë këtë pikë doganore, më e frekuentuara në vend. Një sistem modern që kryeminsitri e cilësoi po kaq të rëndësishme në përmbushjen e një tjetër objektivi madhor të qeverisë që drejton, liberalizimit të vizave.
Janë rreth 40 kamera më e fuqishmja prej tyre, vëzhgon në 5 km gjatësi, të cilat të shpërndara në të gjithë portin, garantojnë nje monitorim perfekt të tij, investimi i ka kushtuar qeverisë 170 milion lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›